Sot viziton Maqedoninë ministri i jashtëm austriak, Sebastian Kurz

Maqedonia

Sot viziton Maqedoninë ministri i jashtëm austriak, Sebastian Kurz

Nga: Fitim Dika Më: 12 shkurt 2016 Në ora: 09:59

Pas vizitës së tij në Shqipëri dhe Kosovë, Sebastian Kurz, ministri i jashtëm austriak, do e përmbyll vizitën e tij këtë të premte, 12.02.2016, në vendin më strategjik sa u takon refugjatëve, Maqedoninë. Ai do bisedojë për mundësinë e mbylljes së kufirit jugor me Greqinë dhe sipas informacioneve paraprake, do bisedohet edhe mundësia e një treni ekspres që do dërgonte refugjatët nga Gjevgjelia direkt në Austri, pa u ndalur në vendet tjera të Ballkanit. Kjo e fundit është mohuar hëpërhë nga autoritetet e të dyja vendeve, por mbështetet fuqishëm nga Kroacia.

Ai do takojë kolegun e tij maqedonas, Nikola Popovski./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat