Sela e informoi Henshaw me problemet që përballet në të gjitha nivelet

Maqedonia

Sela e informoi Henshaw me problemet që përballet në të gjitha nivelet

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 21:34

Takimi i zhvilluar në ambientet e Komunës së Strugës konsistoi në gjendjen aktuale në nivel lokal dhe në rang vendi. Kryetari i Komunës së Strugës dhe njëkohësisht kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, e informoi Henshaw me problemet e shumta që përballet në të gjitha nivelet.

“Komuna e Strugës sot po përballet me vështirësi të mëdha, që nga implikimi i mafias me strukturat shtetërore e deri tek bllokimi i zhvillimit të këtij rajoni. Pushteti qendror po e ngulfat zhvillimin. Rasti më tipik ndodhi vetëm pak kohë më parë, kur në fillimin e punimeve për Zonën e Lirë Ekonomike , që kjo qeveri e quan Zona e Lirë Ekonomike Ohër-Strugë, unë nuk isha i ftuar. Megjithëse ky ndërtim bëhet në territorin Komunës së Strugës, zona quhet Ohër-Strugë, ftohet Kryetari i Komunës së Ohrit bile dhe ai i Debarcës.

Kam të drejtën të mendoj se edhe të punësuarit do të jenë nga këto rajone edhe pse fabrikat do të ndërtohen në Strugë. Me të tilla padrejtësi jemi duke u përballur përditë’’- u shpreh ndër të tjera Kryetari I LR-PDSH , Ziadin Sela Ndërsa sa i përket gjendjes aktuale në vend në përgjithësi dhe zgjedhjeve në veçanti Kryetari Sela theksoi se kushtet janë shumë më tepër të rëndësishme se sa vetë data e mbajtjes së zgjedhjeve.

“Vonesat kanë pak rëndësi në raport me krijimin e kushteve të mjaftueshme për zhvillimin e zgjedhjeve brenda standardeve’’ Nga ana tjetër, Chris Henshaw, shprehu kënaqësinë e tij, që u takua me kryetarin në këtë lloj formati dhe jo në ndonjë mënyrë formale.

‘’Erdha këtu që të ndaj me ju mendimet dhe shqetësimet e institutit tonë për situatën në të cilën ndodhet i gjihë vendi. Nga hulumtimet që kemi bërë del se njerëzit nuk janë të shqetësuar vetëm për tema identitare, por per ato ekonomike më së shumti’’.

Pas shkëmbimit të mendimeve rreth situatës në të cilën ndodhet vendi, Henshaw u nda me premtimin për komunikimin në vazhdim sa i përket hulumtimeve të fundit të këtij instituti mbi gjendjen politike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat