Vanhojte: Shpresojmë se partitë politike do i diskutojnë amendamentet

Maqedonia

Vanhojte: Shpresojmë se partitë politike do i diskutojnë amendamentet

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 16:39

Takohen sërish grupet e punës të partive politike për të diskutuar reformat në media. Ndërmjetësi Piter Vanhojte bëri me dije se takimi është thirrur që të diskutohen amendamentet e partive për propozimin e fundit të shtruar ditë më parë nga vet ndërmjetësi. Para se të fillojnë bisedimet e sotme, për mediat u prononcua përfaqësuesi i VMRO-DPMNE-së Ilija Dimovski i cili ripërsëriti qëndrimin se zgjidhje hibride, nuk do të pranohen nga partia e tij. Në listën e gjatë të amendamenteve të VMRO-DPMNE-së, siç mëson ALSAT, janë përfshirë edhe amendamentet që kanë të bëjnë me gjobat në media. Ndryshe bisedimet filluan pas një ndërprerje disaditëshe gjatë të cilës partitë zhvilluan takime dypalëshe dhe konsultime brenda partiake.

“Lajmi i mirë është se të paktën partitë janë pajtuar dhe po dorëzojnë amendamente. Mbetemi me shpresë që do ti diskutojnë këto amendamente. VMRO-DPMNE ka dorëzuar një listë të gjatë të amendamenteve të reja, nga të cilat një pjesë I ka dorëzuar për pika të cilat nuk janë diskutuar më parë, që është interesante por edhe e drejtë e tyre, normal”, deklaroi Piter Vanhojte, ndërmjetës.

“Nuk do të pranojmë zgjidhje hibride që nuk mund ti gjeni në asnjë vend evropian. Jemi në disponim që të bisedojmë me Asociacioni e Mediave Kombëtare, me Asociacionin e Gazetarëve të Maqedonisë, me SHGM dhe të tjera. Por para së gjithave, mendojmë se marrja dhe zbatimi i cilit do ligj, që ka të bëjë me mediat, nga ndonjë vend evropian, mbetet mënyra më e mirë se si të ecet para drejt harmonizimit të të drejtës tonë me atë të BE-së”, tha Ilija Dimovski VMRO-DPMNE.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat