OJQ Civil: Sjellja e Llatasit, arrogante, jo-profesionale dhe jo-etike

Maqedonia

OJQ Civil: Sjellja e Llatasit, arrogante, jo-profesionale dhe jo-etike

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 15:17

OJQ Civil, shprehë shqetësim nga, siç thonë “sjelljen, e pacipë, arrogante, jo-profesionale dhe jo-etike”, të kryeredaktorit të TV Sitelit, Dragan Pavloviq Llatas, gjatë emisionit të djeshëm, në të cilën ka qenë mysafir kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

“Në monologun e tij, Llatas plotësisht i ka zhveshur qëndrimet e tij personale. Kryeredaktori i këtij televizioni me koncesion nacional i ka zbuluar edhe qëndrimet e tij nacionaliste dhe ka drejtuar ofendime të drejtpërdrejta ndaj bashkëbiseduesit dhe ndaj një bashkësie etnike. Llatas në asnjë moment nuk ka bërë pyetje të vërtetë, bile as nuk ka lejuar që bashkëbiseduesi të përgjigjet. Ai i tha bashkëbiseduesit, përbindësh, madje se kësi lloj politikani nuk ka as në Afrikë, ndërkaq popullin turk e ofendoi, duke i thënë Zaevit se gënjen sikur turk”, reagojnë nga OJQ Civil.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat