Zaev për “Al Jazeera”: Zgjedhjet të mbahen në fillim të verës

Maqedonia

Zaev për “Al Jazeera”: Zgjedhjet të mbahen në fillim të verës

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 08:53

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaevi, në një intervistë për emisionin “Kontekst” në Al Jazeera Balkans, bëri të ditur se nuk ka asnjë shans që opozita të dalë nga zgjedhjet më 24 prill.

“Janë dy arsye kryesore për këtë njoftim shpjegon Zaev. Së pari është lista zgjedhore që nuk është pastruar dhe në të janë njerëz të vdekur dhe votuesit janë raportuar dy herë, dhe kështu në bazë të informacioneve që ka opozita janë mbi 100.000 ose 12 për qind. Shpresojmë se nuk duhet të bojkotohen zgjedhjet, e dinë edhe fëmijët e vegjël që nuk mund të përmbushen kushtet deri më 24 prill – pastrimi i listës zgjedhore dhe rregullimi i medias. Por, nëse ka zgjedhje më 24 prill, opozita sigurisht nuk ka ndërmend që t’i shoh zgjedhjet në television”, tha Zaev.

Moderatorja Mirjana Hrga tha se nga VMRO DPMNE sërish kanë refuzuar të marrin pjesë në emision edhe pse disa here me këmbëngulje i ka kërkuar dhe ka pritur përgjigje nga partia.

“Sot më ndodhi diç që nuk mbaj mend se më ka ndodhur gjatë karrierës sime 20 vjeçe. Zëdhënësi partiak i ngarkuar me këtë punë të më përgjigjet në telefon, kur e dëgjoi se kush po e kërkon nuk është lajmëruar më. Është vështirë në kushte të këtillë të kryqëzohen argumente” tha Hrga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat