Maqedonia mund të legalizojë kanabisin për nevoja mjekësore

Maqedonia

Maqedonia mund të legalizojë kanabisin për nevoja mjekësore

Më: 11 shkurt 2016 Në ora: 00:06

Një projektligj i propozuar nga Ministria maqedonase e Shëndetësisë, për legalizimin e kanabisit, tashmë ka kaluar leximin e parë në Parlament.

Ligji parashikon legalizimin dhe shfrytëzimin e kanabisit për qëllime mjekësore dhe shkencore, por me kontroll të rreptë të Institucioneve të Shtetit. Parashikohet që zhvillimin e produktit ta bëjnë vetëm persona fizikë dhe legalë, njofton agjencia e lajmeve maqedonase, “Zhurnal”.

Projektligji parashikon që hapësira ku do të kultivohet kanabisi, të rrethohet me rrethojë 4 metra të lartë dhe të vendosen kamera vëzhgimi për 24 orë me radhë.

Shoqata joqeveritare “Hobs”, reagoi kundër propozimit sepse sipas saj, nëse siguria e vëzhgimit të kultivimit të kanabisit është aq rigoroz, atëherë çmimi i prodhimit do të jetë i lartë dhe i pakapshëm për njerëzit që do të kishin nevojë për këtë ekstrakt narkotik”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat