Lëvizja BESA: Takim me asociacionin qytetar “MOST”

Maqedonia

Lëvizja BESA: Takim me asociacionin qytetar “MOST”

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 19:19

Sot kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami është takuar me kryetarin e asociacionit qytetar “MOST”, Darko Aleksov.

Në këtë takim u bisedua për rendësin e bashkëpunimit me sektorin civil për të dhënë të gjithë kontributin e vetë për zgjedhje të drejta, të lira dhe demokratike.

“Lëvizja BESA është e përkushtuar maksimalisht për zgjedhje të lira dhe demokratikë si dhe për Lëvizjen BESA është shumë e rëndësishme të respektohet “Marrëveshja e Përzhinos”, vetëm kështu mund të shpresojmë në një proces të rregullt zgjedhor. Për BESËN mbetet i rëndësishëm dhe i pranueshëm vetëm qëndrimi i faktorit ndërkombëtar përkitazi me kushtet për zgjedhje të drejta, demokratike dhe të lira, qëndrim ky të cilin e kemi shprehur edhe në takimin me përfaqësuesit e lartë të Shtetit Amerikan dhe Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Bilall Kasami.

Lëvizja BESA gjithashtu ka shprehur gatishmërinë e saj për bashkëpunim me organizatat joqeveritare, siç është “MOSTl”, për të sjellë frymë pozitive gjatë fushatës parazgjedhore që na pret.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat