Almir Drplanin dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e policit

Maqedonia

Almir Drplanin dënohet me burg të përjetshëm për vrasjen e policit

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 19:14

Gjykata penale në Shkup ka dënuar me burgim të përjetshëm, Almir Drplanin për vrasjen e policit, Afrim Latifi. Drplanin sipas gjykatës ishte një nga tre personat që kishin marrë pjesë në vrasjen e pjesëtarit të njësitit policor, ALFA, pranë fakultetit të shkencave matematiko-natyrore, në nëntor të vitit 2008.

Gjatë sulmit, është vrarë polici Latifi ndërsa dy kolegë të tij kishin mbetur të plagosur. Almir Drplanin ishte dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm, por pas ekstradimit të tij, lënda ishte kthyer sërish për gjykim ku mori të njëjtin dënim.

Ai ishte ekstraduar nga policia e Kosovës në vitin 2012. Drplanin fajësohen edhe për vepra tjera që kryesisht kanë të bëjnë me plaçkitjes e ekspoziturave të Bankës Komerciale, Pro Kredit Bankës si dhe të postës në Çair.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat