Shabani: Afër tre milion euro për realizimin e projekteve nëpër komuna

Maqedonia

Shabani: Afër tre milion euro për realizimin e projekteve nëpër komuna

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 17:32

Rreth 180 milion denarë apo 3 milion euro janë ndarë nga Këshilli për zhvillim të barabartë rajonal për realizim në disa komuna në Republikën e Maqedonisë.

Në takimin e sotëm me gazetarë, ministri i Pushtetit Lokal, Lirim Shabani, tha se pas perfundimit të thirrjes se parë, Këshilli për zhvillim të barabartë rajonal (KZHBR) në mbledhjen e sotme vendosi qe të ndaj 180 milion den për financimin e 28 projekteve neper komuna në Republikën e Maqedonisë.

“Me këto fonde do të financohen 28 projekte të dorëzuara nga 8 rajonet planore, prej te cileve do te vecojme disa sa per ilustrim: Komuna e Kumanoves – 14 mil.den, ajo e Likoves – 7.5 mil.den., Komuna e Sarajit – 1 mil.den., Komuna e Tetoves – 8.3mil.den, K. Zhelines – 8 mil.den., e Studenicanit – 3 mil.den., Komuna e Bervenices – 3.1 mil.den., e Gostivarit – 4.2 mil., dhe Komuna e Kercoves, Pllasnica, Struga Ohri dhe Zhupa – 17 mil.den.,”, tha ministry Shabani.

Ai tha se këto mjete janë ndarë në bazë të projekteve të dorëzuara në përputhje me nivelin e zhvillimit të rajoneve të planifikimit.

“Mjete më së shumti do të merë regjioni më pak i zhvilluar,Verilindjes,17.3% nga shuma e përgjithshme aktiveve,e më së paku ai i Shkupit, 7.2%. Nga 28 projekte qe do te finansohen numri më i madh i tyre janë per infrastrukturë (rrugë, sheshe, ndërtesa publike, ka projekte edhe për përmirësimin e efikasitetit energjetik. Ndersa nr me i vogel i tyre do te jene projekte per përgatitjen e dokumentacionit teknik për projekte në infrastrukturë dhe projekte të mëdha komunale”, tha ai.

Ai në takimin me gazetarë paralajmëroi edhe publikimin e thirjesë së rardhës edhe atë:

Projekte për zonat me nevoja specifike zhvillimore (51.233.000) dhe
Zhvillimin e zonave rurale dhe fshatrave me nevoja specifike (25.6 mil).
“Apeloj deri te te gjitha komunat qe te shfrytezojne rastin te aplikojne ne keto thirrje qe i paralajmeruam me projekte qe do te ndikojne ne zgjidhjen e problemeve qe i tangojne qytetaret dhe njeherit te gjithe se bashku te kontribojme per permiresimin e standartit jetesor te gjithe qytetareve ne R.M”, tha ministri Lirim shaban

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat