Etiketime dhe fyerje për LR-PDSH

Maqedonia

Etiketime dhe fyerje për LR-PDSH

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 16:40

“Reagim për shtyp LR-PDSH Sulmet ndaj LR-PDSH nuk kanë të ndalur dhe atë nga aktorë të ndryshëm , që hiqen si bashkëpunues dhe nga ana tjetër kanë fulluar me fushata denigruese negative. Në mënyrën më të ulët, i ashtuquajturi ‘’Gostivari24’’ nisi me lansimin e tij që nga 02.01.2016 , në një fushatë permanente kundër Aleancës për Shqiptarët në përgjithësi , kundër LR-PDSH dhe në veçanti kundër kryetarit Ziadin Sela.

Jo më larg se dje ky portal, postoi një artikull me titullin ‘’ Struganët Ziadin Selës : E kënaqe me Strugën Tash të ka mbet diaspora’’. Në këtë shpifje, dalin emra fiktivë, që nuk egzistojnë dhe hapësira lokale që nuk janë të identifikueshme, duke denigruar pa të drejtë Komunën e Strugës dhe gjithsesi duke cënuar imazhin e Kryetarit të LR-PDSH, Ziadin Sela.

Ndërsa, disa ditë më parë, po i njëjti portal, shkruan se LR-PDSH dhe në veçanti Ziadin Sela e paska për qëllim shkrirjen e RDK dhe se në fakt kjo po ndodh. Gënjeshtra, shpifje , që tashmë janë zbuluar se nga vijnë nisur nga ajo çka promovojnë dhe çka sulmojnë. Me këtë shpifje është dashur të arrihen dy qëllime, zhvendosja e vëmendjes nga fillimi i aksioneve të mëdha në Komunën e Strugës dhe nga ana tjetër tentimi për ta zhvlerësyar pjesëmarrjen dhe mbështetjen masovike të mërgimtarëve në takimet e mbajtura në Gjermani dhe Austri nga ana e ‘’ Aleancës për Shqiptarët’’. Ne kemi bërë thirrje disa herë për bashkim, por bashkimi mesa duket nuk përbën ndonjë objektiv nga ana e atyre që fshihen portalesh”, thuhet në reagim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat