Tren ekspres prej Gjevgjelisë në Austri për refugjatët?

Maqedonia

Tren ekspres prej Gjevgjelisë në Austri për refugjatët?

Nga: Fitim Dika Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 11:01

Autoritetet kroate, por edhe disa media austriake mendojnë se në të ardhmen përgatitet për refugjatët që të udhëtojnë me trenë që do lidhnin direkt Gjevgjelinë me Austrinë, njofton Bota sot.

Kjo do jetë edhe temë e mundshme të bisedimeve mes ministrit të jashtëm austriak, Sebastian Kurz me vendet e Ballkanit perëndimor gjatë kësaj jave. Lajmi është mbështetur të martën edhe nga shefi i policisë kroate, Vlado Dominic.

Kjo do lehtësonte vendet si Serbia, Kroacia dhe Sllovenia që të mos mjekonin dhe shpenzonin para për refugjatët, por duke i dërguar direkt në vendet më të pasura, si Austri dhe Gjermani.

Në anën tjetër ministrja e brendshme në Austri, Johanna Mikl-Leitner, hëpërhë ka mohuar pretendimet e një korridori të tillë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat