Një vit nga ‘shpërthimi’ i bombave të opozitës

Maqedonia

Një vit nga ‘shpërthimi’ i bombave të opozitës

Më: 10 shkurt 2016 Në ora: 08:21

Sot është mbushur një viti që kur Lidhja Social-Demokrate nisi me publikimin e bisedave të përgjuara telefonike të zyrtarëve që në opinion njihen si bombat e opozitës.

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev pohon se bisedat e zbardhura janë dëshmi se pushteti në mënyrë joligjore ka ndjekur mbi 20 mijë qytetarë.

“Materialet që i posedojmë dëshmojnë se bëhet fjalë për përgjim masiv joligjor nga persona të punësuar në Shërbimet e sigurisë në vend me urdhër të drejtpërdrejtë të Sasho Mijalkov dhe Nikolla Gruevski”, deklaroi Zoran Zaev, Kryetar i LSDM-së.

Dy dytë më vonë për rastin u prononcua kreu i BDI-së ndërsa vetëm pas 5 ditëve me qëndrim doli edhe kryeministri i athershëm dhe kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski.

“Në bashkëpunim me shërbimet e huaja sekrete ka arritur deri te materialet, ka grumbulluar materiale të cilat ka planifikuar ti publikoj nëse nuk i mundësojmë formimin e qeverisë teknike. Diçka që unë nuk e pranova si kusht dhe e refuzova”, tha Nikolla Gruevski.

Gjatë tre muajve në vazhdim opozita publikoi mbi 35 bomba dhe secila prej tyre e shndërruar në kallëzim penal është dorëzuar në Prokurorinë publike. Kundër Gruevskit, Mijallkovit, Jankullovskës u ngritën padi për korrupsion, dhunë, manipulime zgjedhore dhe vepra tjera, ndërsa u publikuan edhe biseda të veçanta mbi raportet e fshehura mes funksionarëve në pushtet.

Gjashtë muaj më vonë as pushteti nuk u tërhoq e as opozita nuk përfundoi në burg. Në vend të kësaj, me ndërmjetësim ndërkombëtarë, katër partitë firmosën marrëveshjen e Përzhinës. Të gjithë u pajtuan se për përgjimet patjetër të ketë përgjegjësi penale dhe politike dhe më pas në kushte korrekte të mbahen zgjedhjet e parakohshme më 24 prill.

Megjithatë, të paktën deri më tani, nuk ka as përgjegjësi politike e as penale. Nëse jo sigurisht, atëherë është e qartë se deri më 24 prill nuk do të ketë kushte korrekte për zgjedhje. Por njëkohësisht është e qartë se nuk do të pritet shumë për epilogun e shpërthimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat