Gazetari maqedonas: Të akuzuarit e rastit "Monstra" të pafajshëm

Maqedonia

Gazetari maqedonas: Të akuzuarit e rastit "Monstra" të pafajshëm

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 19:26

Gazetari kontravers dhe jo pak "problematik" Zoran Bozhinovski ka publikuar në "Facebook"-un e tij një status, ku shprehet se të akuzuarit në rastin "Monstra" janë të pafajshëm.

Bozhinovski shprehet se di edhe detaje lidhur me 5 vrasjet e ndodhura në Liqenin e Smillkovës, por se për çështje sigurie do të prononcohet më vonë.

Ai kritikon sidomos kryetarin e parlamentit Trajko Veljanovskin dhe hedh dyshime se mos ky i fundit ka ndikuar në rastin e shumëpërfolur.

Të shumtë janë gazetarët, por edhe politikanët që hedhin dyshime lidhur me faktin nëse të dyshuarit për rastin "Monstra" janë realisht të fajshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat