LR-PDSH fajëson Shehabin për anashkalimin e projekteve kulturore shqiptare

Maqedonia

LR-PDSH fajëson Shehabin për anashkalimin e projekteve kulturore shqiptare

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 17:44

Lëvizja për reforma PDSH përmes një komunikate shpreh keqardhje dhe zhgënjim që në Ministrinë e Kulturës së Maqedonisë, sipas tyre nuk ka kush të mbrojë kulturën, artin dhe projektet me interes për shqiptarët.

“Dënojmë padrejtësitë dhe diskriminimin që i bëhet kulturës shqiptare në përgjithësi, e në veçanti dënojmë heshtjen e sekretarit shtetëror, Behixhudin Shehabi, i cili qëndron i shurdhër dhe indiferent ndaj krimit që i bën kjo minstrijë, kulturës shqiptare.” thuhet në kumtesën e kësaj partie, transmeton Portalb.mk.

Lëvizja për reforma PDSH kërkon llogari nga zyrtari më i lartë i BDI-së në këtë institucion.

“Ai miraton anashkalimin e projekteve shqiptare në të gjitha departamentet e kësaj ministrie, si në Departamentin e Letërsisë dhe Botimeve, Departamentin e dramës dhe filmit, Departamentin e qendrave të kulturës dhe folklorit, Departamentin e muzikës, Departamentin e artit dhe galerisë etj. A ndjen përgjegjësi z.Shehabi si përfaqësues i BDI-së në Ministrinë e Kulturës, e cila çdo vit miraton më shumë se 1800 projekte, ndërsa shqiptarëve nuk ju ndanë as 2% të tyre, gjegjësisht më pak se 36 projekte? A ndjeni përgjegjësi për këtë “krim” që ia bëni kulturës shqiptare?” thuhet në kumtesën e kësaj partie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat