Ahmeti rrëfehet para Bejlit: Politikanët e papërgjegjshëm shpërndanë përgjimet

Maqedonia

Ahmeti rrëfehet para Bejlit: Politikanët e papërgjegjshëm shpërndanë përgjimet

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 15:25

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka pritur sot në selinë e BDIsë në Tetovë Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni. Z. Xhes Bejli.

Kryetari Ahmeti dhe Ambasadori Bejli kanë diskutuar për krizën aktuale politike në vend, zbatimin e marrëveshjes së Shkupit si dhe në lidhje me zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Kryetari Ahmeti foli për rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të besueshme dhe demokratike më 24 prill në mënyrë që të përfundohet kjo krizë që po mban peng shtetin. Marrëveshja e dakorduar midis katër liderëve dhe me lehtësimin ndërkombëtar duhet të respektohet dhe çdo ndryshim do të nënkuptonte marrëveshje të re me agjendë të re.

Vendin e pret samiti i BEsë në qershor ku do të shqyrtohet rekomandimi i kushtëzuar nga ana e Komisionit Evropian, e pret edhe samiti i NATOsë në korrik me agjendë zgjërimi të aleancës, por edhe e pret ballafaqimi me krizë të jashtëzakonshme të refugjatëve. Të gjitha këto sfida, bashkë me nevojën imediate për stabilitet dhe siguri në vend imponojnë nevojën e pasjes së Qeverisë stabile dhe institucioneve të qëndrueshme sa më parë që është e mundur.

Ahmeti njohtoi Ambasadorin Bejli mbi konkluzat e Këshillit të Përgjithshëm të BDIsë në të cilat udhëzohen strukturat partiake që të kontribuojnë në atmosferë konstruktive zgjedhore, të denoncojnë çdo frikësim të voutesve, por edhe ka ftuar qytetarët që të kyçen në këtë proces gjithashtu, ndërsa njëkohësisht BDI është zotuar që të respektojë punën transparente dhe të paanshme të prokurores speciale.

Ahmeti gjithashtu shprehu shqetësim mbi papërgjegjësinë e politikanëve të cilët kanë shpërndarë përgjimë në duar të kriminelëve dhe fabrikuesve me qëllim të pregaditjes së falsifikimeve dhe montimeve të qëllimshme për qëllime të ulta.

Këto zgjedhje janë me rëndësi të jashtëzakontë, prandaj liderët partiak duhet të tregojnë përgjegjësinë më të lartë për të ardhmën e vendit, ndërsa qytetarët të mos biejn pre e fushatavë të shpifjeve dhe të akuzave, por të vlerësojnë ofertat për zhvillim, stabilitet dhe siguri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat