Kurc, Zaorlek dhe Han në 10 ditët e ardhshëm për vizitë në Maqedoni

Maqedonia

Kurc, Zaorlek dhe Han në 10 ditët e ardhshëm për vizitë në Maqedoni

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 15:10

Gjatë javës së ardhshme në Maqedoni pritet të arrijë komisari për zgjerim Johanes Han, i cili duhet të vlerëson nëse në Maqedoni ka kushte për zgjedhje korrekte dhe të lira më 24 prill.

Gjithashtu, duhet të vijnë edhe ministrat e jashtëm të Austrisë dhe Çekisë, Sebastian Kurc dhe Lubomir Zaorlek këtë javë do të arrijnë për vizitë në Maqedoni, ku në fokus do të jetë kriza e refugjatëve.

Kurc vizitën e tij në Maqedoni do të vazhdon në saje të vizitave nëpër vendet e Ballkanit Perëndimor. Para dy ditëve ai ishte për vizitë në Sarajevë ndërsa dje qëndroi në Beograd. Ai përveç Shkupit do të vizitoj Podgoricën, Tiranën dhe Prishtinën.

Kurc dje tha se BE nuk guxon t’i lë vendet e Ballkanit Perëndimor vet të përballet me fluksin e emigrantëve. Ai tha se synimi i vizitës së tij është përforcimi i marrëdhënieve në tërë rajonin.

Nesër në Maqedoni do të arrijë edhe ministri i jashtëm çek Lubomir Zaorlek, i cili do të takohet me shefin e diplomacisë në vend, Nikolla Poposki.

Ministrat e Austrisë dhe Çekisë në Maqedoni pritet të prezantojnë planet aksionare për refugjatët që i mbulojnë temat e rëndësishme, nga mbështetja e procesit për aderim në BE e deri në masat në fushën e migrimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat