Besimi fletë për reformat evropiane

Maqedonia

Besimi fletë për reformat evropiane

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 14:43

Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane dr. Fatmir Besimi, sot realizoi takim me ambasadoren e Mbretërisë së Belgjikës z-nja Anik Van Kalster me qendër në Sofje.

Në takim Zëvendëskryeministri Besimi falënderoi për mbështetjen të cilën Republika e Maqedonisë e merr nga ana e Belgjikës në procesin e integrimeve Evropiane për vendin tonë dhe rajonin.

Gjatë bisedimeve veçmas u theksuan aktivitetet të cilat merren për zbatimin e reformave kyçë nga agjenda Evropiane për vendin, me fokus të veçantë në pjesën e pavarësimit të gjyqësisë, reformave zgjedhore, marrëdhëniet fqinjësore, liria e shprehjes dhe mediat si dhe implementimi i Marrëveshjes kornizë të Ohrit, ndërkaq veçmas u potencua edhe rëndësia e plotësimit të detyrimeve të marrëveshjes politike.

Në fund të takimit u theksua edhe bashkëpunimi në fushat e interesit të përbashkët me fokus të veçantë marrëdhëniet bilaterale e cila do te vazhdoj më tej me intensitet më të madh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat