Rasti i ‘Kumanovës’, lexohet aktakuza kundër 29 pjesëtarëve të grupit, ja çfarē deklaruan ata (Foto/Video)

Maqedonia

Rasti i ‘Kumanovës’, lexohet aktakuza kundër 29 pjesëtarëve të grupit, ja çfarē deklaruan ata (Foto/Video)

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 12:18

(E plotësuar) - Në Gjykatë u ballafaquan prokurorët dhe të akuzuarit e rastit ‘Lagja e Trimave’. Prokuroria pohon se ka dëshmi për 29 të akuzuarit se janë fajtor për veprën penale “terrorizëm dhe pjesëmarrje në organizatë terroriste”.

Të akuzuarit e mohojnë këtë dhe u deklaruan të pafajshëm. Në seancën e parë prokurori Naum Panovski shkurtimisht shpjegoi aktakuzën.

Sipas dëshmive të hetimit, grupi para- ushtarak ka qenë i ndarë në tre nivele hierarkike. Në nivelin e parë ka qenë struktura e komandës, në nivelin e dytë logjistika dhe në të tretin anëtarë të organizatës. Në kryesinë e grupit kanë qenë shtetas të Kosovës ndërsa logjistikën e kanë përbërë shtetas të Maqedonisë. Sipas akuzës, para ngjarjeve të Kumanovës më 21 prill grupi e ka sulmuar stacionin policor në Gushincë dhe prej atje është marrë sasia e madhe e armatimit dhe më pas sulmuesit e maskuar kanë ikur në Kosovë. Prokurori nuk shpjegoi se si pastaj të akuzuarit janë kthyer në Maqedoni dhe cili ka qenë motivi i tyre, por vetëm e përshkroi atë çfarë ndodhi natën mes 8 dhe 9 majit.

Lexo edhe: Ja çka tha para gjykatës Komandant Sokoli

Njësiti për detyra speciale mori urdhër gjyqësor të kryej bastisje në një shtëpi në Lagjen e Trimave në Kumanovë ku ka pasur dyshim se është deponuar armatimi i Gushincës, por nuk kanë arritur të hyjnë sepse janë ballafaquar me rezistencë të armatosur nga të akuzuarit. Të shtënat me armë kanë vazhduar 24 orë ku u vranë tetë policë dhe 44 u lënduan.

Nga pala tjetër, u likuiduan dhjetë persona. Prokurori tha se ka dëshmi se aksioni është përgatitur një kohë më të gjatë dhe se të akuzuarit me paramendim direkt kanë marrë pjesë në ngjarje. Nga ana tjetër 29 personat u deklaruan të pafajshëm. Disa nuk mohuan se kanë qenë pjesë e grupit të akuzuar, por thanë se nuk janë terroristë. Të tjerët, pohojnë se nuk kanë qenë aspak në Gushincë e as në Lagjen e Trimave.

Avokatët shprehen të bindur se e vërteta është në anën e të akuzuarve dhe se në këtë rast nuk bëhet fjalë për terrorizëm e as për organizatë terroriste. Në fillim të gjykimit mbrojtja kërkoi që seanca të mos mbahet, pasi avokatët kanë dorëzuar kërkesë deri te Këshilli i Prokurorëve Publik për përjashtimin e Prokurorisë themelore publike ndërsa rastin ta merr përsipër prokurorja speciale Katia Janeva.

Por, Këshilli gjyqësor refuzoi kërkesën me sqarimin se deri më tani nuk ka vendim që rasti Lagja e Trimave të kaloj te prokuroria speciale.








Video ekskluzive nga seanca e gjykimit të ‘Grupit të Kumanovës’

A1on.mk ka publikuar një video ekskluzive nga seanca e gjykimit të ‘Grupit të Kumanovës’ ku shihen shqiptarët e burgosur në ‘Lagjen e Trimave në Kumanovë’.

Gjithashtu në video shihet edhe avokati mbrojtës Naser Raufi dhe forca të shtuara të policisë që janë të ulur rreth dhe në mesin e shqiptarëve të akuzuar për ‘terrorizëm’.

Kujtojmë se më 7 dhjetor po të njejtët u deklaruan si të pafajshëm përball gjykatësit të rastit.

Ja me çka po transportohet Grupi i Kumanovës

Procesi gjyqësor i rastit “Lagjja e Trimave” në të cilin janë të akuzuar 29 pjesëmarrësit e grupit të armatosur në ndodhitë e 9 dhe 10 majit të vitit të kaluar në “Lagjen e Trimave” – Kumanovë, ka filluar në Gjykatën Themelore Shkupi 1. Para fillimit të seancës gjyqësorë, është vërejtur numër i madh i forcave të policisë si dhe helikopterë.

Forca të mëdha policore me mjete të blinduara po transportojnë të akuzuarit e rastit të Kumanovës të ngjarjeve të 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë.

Në mesin e tyre në gjykatë është sjellë edhe Sami Ukshini – i njohur si komandant Sokoli. Forca të mëdha policore po mbajnë të blinduar zonën, ndërsa po lejohet vetëm prania e gazetarëve të akredituar. Para gjykatës janë edhe familjarë të të akuzuarëve.

Para fillimit të seancës gjyqësorë, është vërejtur numër i madh i forcave të policisë si dhe helikopterë.

Përndryshe, 29 pjesëtarët e grupit të armatosur, sipas aktakuzës akuzohen për terrorizëm dhe prishjen e rendit kushtetues të Maqedonisë.

Trupi gjyqësorë për ta gjykuar rastin “Lagja e Trimave- Kumanovë” tashmë është caktuar. Gjykata e Shkupit ka miratuar aktakuzën për rastin edhe pse pala mbrojtëse pat kërkuar shfuqizim të akuzës dhe lirimin e të arrestuarve.

Kujtojmë se Avokati i Popullit ka hapur një lëndë për torturë policore ndaj të akuzuarve për të njëjtin rast.

Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 sot duhet të filloj procesi gjyqësor kundër 29 personave të akuzuar për terrorizëm për ngjarjet në Lagjen e Trimave në Kumanovë që u zhvilluan gjatë muajit maj të vitit të kaluar.

Nëpër rrugët e Shkupit shihen forca të mëdha policore, automjete të blinduara dhe helikopter që patrollojnë qendrën e Shkupit, aty ku gjendet edhe Gjykata Themelore Shkupi 1.

Sot gjykimi për grupin e Kumanovës

Sot fillon gjykimi për ngjarjet e Kumanovës, që u zhvilluan më 9 dhe 10 maj 2015.

Nga kjopërleshje mes grupit të armatosur dhe forcave policore u vranë 8 pjesëtarë të policisë maqedonase dhe 10 persona nga grupi i armatosur. Nëbankën e të akuzuarve pritet të ulen 29 persona, shumica prej tyre nga Kosova, por edhe nga Maqedonia.

Prokuroria Publike pritet që të dëshmojë tezën se personat e akuzuar kanë planifikuar një seri sulmesh terroriste në territorin e Maqedonisë.

Nga ana tjetër, pala mbrojtëse hedh poshtë akuzën për terrorizëm. Përveç opinionit dhe familjeve të viktimave, në pritje të epilogut të gjykimit janë edhe banorët e Lagjes së Trimave, në Kumanovë.

Lexo poashtu:

Ja me çka po transportohet Grupi i Kumanovës, mbërriti edhe Sokoli (Foto/Video)

Shkupi blindohet edhe në tokë edhe nga ajri

Foto nga Shkupi, i rrethuar nga Forcat Policore (Foto)

Familjari i komandant Malishevës tregon kush e tradhtoi grupin e Kumanovës (Video)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat