Seanca të katër komisioneve kuvendore

Maqedonia

Seanca të katër komisioneve kuvendore

Më: 9 shkurt 2016 Në ora: 10:36

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të kenë Komisioni Ligjdhënës-juridik dhe komisionet për shëndetësi, për financim dhe buxhet dhe për transport.

Në rend dite të Komisionit për shëndetësi janë propozim - ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për inspeksion sanitar dhe shëndetësor...

Para anëtarëve të Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji është Propozim - ligji për ndryshimin e Ligjit për aviacion civil me procedurë të shkurtër.

Komisioni për financim dhe buxhet, duhet t'i shqyrtojë propozim - ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve për Regjistrin qendror, për rishikimin e instrumentit për ndihmë paraqasëse (IPA), për Drejtorinë për të ardhura publike, për policinë financiare, për revizion shtetëror, për parandalimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit, për Fondin për sigurim të depozitave dhe për furnizimet publike, të gjitha me procedurë të shkurtuar në lexim të dytë.

Ndryshime dhe plotësime të mbi 20 ligjeve duhet të shqyrtojë Komisioni Ligjdhënës-juridik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat