Maqedoni, USAID me katër studime të rasteve me rreziqe të korrupsionit

Maqedonia

Maqedoni, USAID me katër studime të rasteve me rreziqe të korrupsionit

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 23:25

Ekipi në programin për anti-korrupsion të USAID-it i implementuar nga Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Transparencë- Maqedonia ka promovuar studimet e rasteve me rreziqe të korrupsionit, raporton Anadolu Agency (AA).

Qëllimi i këtyre studimeve është përmirësimi i politikave anti-korruptive duke analizuar situatat dhe denoncimin e rasteve.

Aleksandar Kolekevski i cili së bashku me Ana Çupeska janë autorë të studimit për Agjencinë e Komunikimeve Elektronike (AKE), iu referua Ligjit për komunikime elektronike, i cili, sipas autorëve ka hiper-rregullim dhe tendencë që të imponojë një procedura autoritare të cilat shërbejnë si mjet për legalizimin e aktiviteteve të jolegjitime edhe të paligjshme.

“Hulumtuam raportet vjetore të punës së AKE-së, edhe ata janë në korrelacion me raportet e Komisionit Evropian. Një nga veçoritë në punën e AKE-së është bartja e parave të tepërta në lëmitë që janë jashtë juridiksionit të saj, dhe kjo është njëra prej subjekteve të kritikës edhe në raportin e Komisionit Evropian. Përveç kësaj AKE-ja shpenzon miliona për reklama dhe ndoshta ky është rasti i vetëm në Evropë”, tha Kolekevski.

Si pjesë e studimeve të rreziqeve të korrupsionit, janë përmendur edhe rastet e konfliktit të interesit, kriza e refugjatëve dhe rreziku i shfaqjes së ryshfetit, korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe analiza e punës së Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat