Rrebesh me kallëzime penale, teknikë rrugaçe për presion ndaj Janevës

Maqedonia

Rrebesh me kallëzime penale, teknikë rrugaçe për presion ndaj Janevës

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 23:24

Dymbëdhjetë kallëzime të reja penale janë ngritur kundër disa personave të cilët punojnë në Prokurorinë speciale publike të Katica Janevës. Me këtë, numri i kallëzimeve penale që janë ngritur deri në PSP tani rritet në 20, prej të cilave tre janë kundër prokurorëve nga ekipi i Janevës.

Kallëzimet e para penale, një kundër tre prokurorëve të Prokurorisë dhe një kundër punonjësi në MPB janë ngritur para dhjetëra ditëve gjegjësisht kah fundi i janarit ndërsa të fundit javën e kaluar.

Ngritja e kallëzimeve penale kundër prokurorëve në afat kaq të shkurtër është dukuri e rrallë, më saktë fenomen i panjohur në praktikën e jurisprudencës që njohësit e interpretojnë si presion të organizuar.

Profesori universitar Gordan Kallajxhiev për “Meta” thotë se s’mund të konfirmoj se a janë shkelur apo jo autorizimet nga ana e prokurorëve të PSP, por vet numri i kallëzimeve të ngritura flet për presionin ndaj Janevës dhe Prokurorisë speciale.

“Edhe pse s’mund të konfirmoj nëse ka pasur shkelje apo jo, megjithatë kjo valë e kallëzimeve për periudhë kaq të shkurtër dhe atmosfera në të cilën po ndodhin tregon keqpërdorim nga ana e strukturave të MPB-së së VMRO DPMNE-së, të së bashku me Prokurorinë publike mund të shihet si një front që bën presion ndaj Prokurorisë publike” vlerëson Kallajxhiev.

“Perversë, teknikë rrugaçe e presioni dhe presion direkt ndaj PSP-së” është kjo valë e kallëzimeve penale, vlerëson profesori Lubomir Fërçkovski.

Në pyetjen nëse deri më tani ka shembuj të ngjashëm në gjyqësor, për kaq kohë të shkurtër të ngriten kaq shumë kallëzime, Fërçkovski thotë se kjo s’mund të krahasohet me asgjë si dhe çështja e këtillë “vetëm iu hyn në filmin e atyre që e krijojnë këtë fushatë” u jepet legjitimitet përmes statistikave të caktuara”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat