Komiteti i Helsinkit për transparencën: Politikanët keqpërdorin institucionet

Maqedonia

Komiteti i Helsinkit për transparencën: Politikanët keqpërdorin institucionet

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 20:48

Rasti i vogëlushes Tamara është njëri nga rastet të cilin Komiteti i Helsinkit e cilëson si shembull ku institucionet dhe gjyqësori keqpërdoren nga ana e qeverisë. Neda Çalovska avokate që merret me rastin e voglushes Tamara Dimkovska thotë se Prokuroria Publike ende nuk ka dhënë asnjë përgjigje në lidhje me akuzën ndaj ministrit të shëndetësisë Nikolla Todorov.

“Personat të cilët mendojmë se në mënyrë indirekte janë fajtorë për vdekjen e voglushes Tamara janë anëtarë të komisionit të Fondit shëndetësor dhe njëkohësisht janë zyrtarë të lartë të partisë në pushtet edhe për këtë mendojmë se ky rast ka prapavijë politike”, tha Neda Çalovska.

Gazetari Borjan Jovanovski tha se me mbylljen e televizionit A1 dhe me burgosjen e gazetarit Tomisllav Kezharovski është dëshmuar se qeveria do të heshtë personat që e kritikojnë atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat