Parlamenti i Maqedonisë miratoi disa ligje

Maqedonia

Parlamenti i Maqedonisë miratoi disa ligje

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 20:45

Parlamenti i Maqedonisë sot në vazhdimin e seancës së 91-të miratoi disa ligje për ratifikimin e marrëveshjeve të Qeverisë me shtete të tjera.

Janë votuar ligjet për ratifikimin e Marrëveshjes me Këshillin e ministrave të Shqipërisë për bashkëpunim në fushën e arsimit dhe shkencës, të Marrëveshjes me Qeverinë e Serbisë për bashkëpunim në arsim, shkencë dhe teknologji, të Marërveshjes për bashkëpunim ushtarak financiar me Qeverinë e Turqisë dhe të Protokollit për zbatimin e ndihmës financiare mes qeverive të Maqedonisë dhe të Turqisë. Mbështetje morën edhe ligjet për ratifikimin e ndryshimeve dhe plotësimeve të nenit 8 nga Statuti i Romës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare dhe të ndryshimeve dhe plotësimeve të Statutit të Romës në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në lidhje me krimet e agresionit dhe të Protokollit drejt Marrëveshjes për stabilizim-asociim mes RM-së dhe Bashkësive evropiane dhe vendeve të tyre anëtare, me të cilën merret parasysh inkuadrimi i Kroacisë në BE.

Pa debat Parlamenti i votoi ligjet për ndryshim dhe plotësim të Ligjeve doganore, të ligjeve për shoqëri financiare, për kryerje të shërbimeve pa transfer të parave, për revizion, për fonde investuese, për ndërmarrje të shoqërive aksionale, për punë devizore, për kryerje të punëve kontabilistike, për taksa komunale, për tatim personal të të ardhurave, për lizing, për mbrojtje të konsumatorit gjatë marrëveshjeve për kredi shpenzues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat