Vizita Diplomatike e kryetarit të PPD-së z. Nexhat Bexheti

Maqedonia

Vizita Diplomatike e kryetarit të PPD-së z. Nexhat Bexheti

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 19:53

Sot 08.02.2016 në Ambasadën e Italisë në Shkup kryetari i PPD-së Nexhat Bexheti me bashkëpunëtorët e tij Hajredin Kaza, zavendëskryetar dhe Jëlldëze Osmani, nënkryetare realizoi një takim pune me ambasadorin Ernesto Bellelli.

Gjatë takimit u këmbyen mendime rreth datës së organizimit të zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare dhe u tha se 24 prilli për PPD-në është datë e parealizueshme sepse deri në atë kohë është e pamundëshme të krijohen të gjitha parakushtet për zgjedhje të lira e demokratike.

Po ashtu u diskutua që në teren të mos shfaqen forma trusnie nga pushteti ndaj qytetarëve, të cilët kanë bindje të ndryshme.

Për PPD-në , u tha në takim, është e kapshme çdo datë e cila siguron atmosferë të qetë demokratike për zgjedhje të lira dhe sipas standardeve evropiane.

Në takim u këmbyen mendime edhe rrreth situatës ekonomike e politike në vend dhe gjetja e mundësive të daljes nga kriza politike. Si alternativë aktuale të investojnë Firma nga Italia, në pjesëm veriperëndimore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat