Përleshen me thika dy nxënës në gjimnazin “Zef Lush Marku”

Maqedonia

Përleshen me thika dy nxënës në gjimnazin “Zef Lush Marku”

Më: 8 shkurt 2016 Në ora: 15:25

Një fjalë banale ka qenë arsye e një zënke mes një 14 dhe një 15 vjeçari, që të dy nxënës të Gjimnazit “Zef Lush Marku” në Shkup, njëri prej të cilëve ka përfunduar me plagë në kokë nga një mjet që besohet të jetë thikë ose hekur.

Nxënësi me inicialet M.R. është dërguar dhe pas trajtimit të plagës është lëshuar në kujdes shtëpiak përderisa mjekët thonë se plagët nuk janë serioze. Rastin e konfirmoi edhe drejtori i gjimnazit, i cili tha se zënka ka ndodhur jashtë objektit të shkollës kurse nxënësi që ka kryer sulmin, nuk njihet për raste të tjera problematike.

“Sot në 10:45 paradite, me ndihmën e shpejtë, në Klinikën Universitare të sëmundjeve kirurgjikale “Sveti Naum Ohridski”, u sollë një pacient 15 vjeçar, i lënduar në një sulm fizik në oborrin e shkollës, sipas asaj që tregoi ai. U trajtuan katër plagë në skalpin e kokës. Për plagët u bë kujdes kirurgjikal dhe u bënë kontrollet e nevojshme klinike dhe vetë pacienti është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është lejuar në shtëpi me kontroll të caktuar për nesër”, deklaroi Nikolla Nane, mjek.

“Në shkollën e mesme “Zef Lush Marku” gjatë pushimit të gjatë ka ndodhur një incident ndërmjet dy nxënësve mirëpo jashtë shkollës, ku njëri nxënës e ka sulmuar nxënësin tjetër dhe ai është lënduar në kokë, me thikë ose me diçka tjetër, nuk e dimë. Sipas informative që kemi, zënka ka ndodhur përshkak të ofendimeve mes dy nxënësve”, deklaroi Faruk Zeqiri, drejtor i shkollës “Zef Lush Marku”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat