Krahu i ish-luftëtarëve të UÇK-së përçahet nga BDI

Maqedonia

Krahu i ish-luftëtarëve të UÇK-së përçahet nga BDI

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 16:36

Krahu i ish-luftëtarëve të UÇK-së është i pakënaqur me politikat e vazhdueshme të BDI. Këto përçarje po vërehen në takimet e fundit të krerëve të kësaj partie nëpër degë, ku po formohen shtabet zgjedhore.

Burime pranë BDI theksojnë për INA se shumë ish-luftëtarë janë larguar dhe janë të irrituar, duke nisur nga komuna e Likovës e deri në Strugë. “Po është e vërtetë se ka njerëz të dëshpëruar dhe se është arrit kulmi. Tani nuk është si herave tjera se nuk mund të ndodhë asgjë me BDI. Kjo që po ndodhë është serioze sepse njerëzit seriozisht po braktisin kupolën e kësaj partie”, theksoi për INA, një përfaqësues i pakënaqur i kësaj partie.

Situata e ngjashme po ndodhë me Hazbi Likën, njëri nga ish-anëtarët e shtabit të UÇK-së dhe themelues i saj. Ai së fundi nuk është paraqitur në forumet partiake, i pakënaqur me politikat e Ahmetit, i cili nuk ka bërë asnjë reformë dhe po injoron këto grupime serioze dhe bartëse në BDI.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat