Qytetarët nuk i’u besojnë premtimeve të pushtetit

Maqedonia

Qytetarët nuk i’u besojnë premtimeve të pushtetit

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 15:07

E ardhmja dhe prosperiteti i shtetit nuk është në administratë, por në sektorin e biznesit dhe në veprimtaritë shkencore dhe hulumtuese, njofton Alsat M.

Kështu vlerësojnë një pjesë e profesorëve duke e komentuar deklaratën e liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski se 100 studentët më të mirë do të punësohen në administratë. Sipas profesorit Jashari, bota flet për digjitalizim gjithnjë e më të madh të procesi të prodhimtarisë industriale, flet për revolucionin e katërt industrial, dhe pikërisht kjo duhet të jetë orientimi i studentëve tonë.

Për një pjesë të qytetarëve, deklarata e Gruevskit është vetëm një hap populist.

“Është gënjeshtër si çdo gjë deri më tani”.

“Duhet të punësohen në sektorin e biznesit, e jo në administratë. Administrata është e stërmbushur. Nuk kanë ku të ulen”.

Thuajse të gjitha hulumtimet tregojnë se pjesa më e madhe e të rinjve ose do e braktisnin shtetin ose administrata është vend i dëshiruar për punë.

“Diku në Evropë. Nuk e di, kudo qoftë. Por, do ikja diku”.

“Nëse më ofrohet ndonjë vend i mirë pune nga Qeveria me këtë programin e ri, gjithsesi se do aplikoj”.

Sociologët sqarojnë se nga njëra anë, shteti nuk ka ide si t’i mbajë këtu kuadrot cilësore, ndërsa nga ana tjetër, shkalla e lartë e papunësisë tek të rinjtë, si dhe punësimet partiake janë shkaqet kryesore për largimin e tyre nga vendi.

“Shpërnguljet gjithmonë do të eksitojnë. Sidomos sot në kohën e globalizimit dhe të ndryshimeve të shpejta. Por ajo që është karakteristike për vendet si Maqedonia,, është se po largohen të rinjtë dhe kuadrot me arsim të lartë dhe nuk kemi hyrje. Praktikisht, vendi po varfërohet në kuptim të cilësisë”, tha Ilija Acevski, sociolog.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror të statistikës, në Maqedoni 25.5% e popullatës së aftë për punë është e papunësuar. Gjegjësisht, pa punë janë më shumë se 243 mijë persona, prej të cilëve 40 mijë kanë arsim të lartë.

Popullatë e aftë për punë 954.610
Të papunë 243.230 (40.000 me arsim të lartë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat