BDI e Tetovës i tregoi Ahmetit se nuk është i mirëseardhur pa Likën

Maqedonia

BDI e Tetovës i tregoi Ahmetit se nuk është i mirëseardhur pa Likën

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 14:48

Me pjesëmarrjen e ulët në tubimin e mbrëmshëm në Tetovë, dega e BDIsë në këtë qytet i tregoi udhëheqësisë së kësaj partie se nuk është e mirëseardhur pa simbolin e vet Hazbi Lika.

Kështu e sqarojnë në BDI pjesëmarrjen e vogël të simpatizuesve partiakë në tubimin që u mbajt në Shtëpinë e kulturës në Tetovë.

“Nëse mendon Ali Ahmeti e Musa Xhaferi se Tetovën e fitojnë me Teuta Arifin, Abdilaqim Ademin e Xhevat Ademin e kanë shum gabim. Hazbi Lika ka qenë ndër simbolet kryesore të Tetovës në vitin 2001, ai është simbol i BDI-së në Tetovë edhe sot e kësaj dite. Pa Hazbi Likën BDI nuk ka cka kërkon në qytetin tonë”, thonë në BDInë e Tetovës.

Ata thonë se pas debaklit të mbrëmshëm në Tetovë, BDI-në e ka kapluar paniku dhe si pasojë e këtij paniku, zyrtarët e kësaj partie dolën me deklaratën qesharake se në Shtëpinë e kulturës pati 15 mijë simpatizantë.

Burimet tona thonë se për shkak të prezencës së vogël të simpatizuesve, BDI mbrëmë nuk ka publikuar më shumë se 5-6 fotografi nga tubimi edhe atë pasi janë përpunuar në fotoshop për të treguar numër më të madh të qytetarëve prezentë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat