Mbi 70 mijë shtetasve të Maqedonisë ju mohohet e drejta e votës

Maqedonia

Mbi 70 mijë shtetasve të Maqedonisë ju mohohet e drejta e votës

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 09:54

Më shumë se 70 mijë shtetas të Maqedonisë ende nuk janë në listën e zgjedhësve dhe si pasojë nuk kanë të drejtën e votës. Këto janë të dhënat e fundit të cilat Alsat i siguroi nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Sipas anëtarit Subhi Jakupi, nuk janë të vërteta spekulimet se lista përmban më shumë votues seç duhet sepse numri i personave më të drejtë vote nuk llogaritet duke minsuar personat nën moshën 18 vjeçare nga numri i përgjithshëm i popullatës por nga numri i personave të cilat janë shtetas të Maqedonisë. Jakupi merë për bazë të dhënat e vitit 2010 ku numri i shtetasve të RM-së është 2 milion e 406 mijë e 268.

Nëse nga ky numër minusojmë personat nën moshën 18 vjeçare që sipas statistikave të vitit 2010 është 527 mijë e 971, mbeten 1 milion e 878 mijë e 297 qytetarë që duhet të jenë në listën e zgjedhësve.
Aktualisht lista e zgjedhësve numëron 1 milion e 804 mijë e 644 persona që do të thotë se në të mungojnë 73 mijë e 653 persona.

Regjistri i shtetasve të Republikës së Maqedonisë viti 2010 2.406.268

Popullata nën moshën 18 vjeçare, viti 2010 527.971

Qytetarët që duhet të kenë të drejtë vote 1.878.297

Votues të regjistruar aktualisht (01.12.2015) 1.804.644

Mungesë 73.653

Anëtari i KSHZ-së Subhi Jakupi thekson se këto qytetarë mund të jenë në listën e shtetasve të Maqedonisë por nuk posedojnë pasaportë ose letërnjoftim biometrik, ose jetojnë jashtë vendit. Ndërkaq ai pranon që KSHZ-ja do të përballet me problemin e votuesve nga Pusteci dhe Dragashi.

“Problematikë më e madhe me të cilën KSHZ-ja duhet të merret është ajo e shtetasve të cilët kanë fituar shtetësinë në Maqedoni, shtetasit që jetojnë në Shqipëri, nga Pusteci. Njëkohësisht në vitin 2001 është dhënë një numër i madh shtetësishë, shtetasve të Kosovës të cilët jetojnë në Dragas”, deklaroi Subhi Jakupi, anëtar i KSHZ-së.

Jakupi tha se me kompetencën që ju jep Kodi zgjedhor tash KSHZ-ja ka të drejtë të kërkojnë të dhënat për procesin administrativ të pajisjes së këtyre personave me dokumente dhe nëse ai është në harmoni me ligjet aktuale në Maqedoni, për të njëjtët të ndërhy MPB-ja që t’ju merret nënshtetësia dhe më pas KSHZ-ja t’i largojë edhe nga lista e zgjedhësve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat