Paditë ndaj ekipit të Janevës përbëjnë presion

Maqedonia

Paditë ndaj ekipit të Janevës përbëjnë presion

Më: 7 shkurt 2016 Në ora: 08:46

Prokuroria publike shtetërore që prej kohësh e ka humbur besimin, por sipas mënyrës se si vepron, krijohet përshtypja se kjo mund të ndodhë edhe me prokurorinë speciale. Kështu vlerëson profesori Bashkim Selmani. Sipas tij, Katica Janeva, deri tani nuk ka treguar vendosmëri, dhe nëse nuk reagon sa më shpejtë, ata që ndjehen të rrezikuar, thotë ai, fitojnë hapësirë të sulmojnë.

Në këtë moment, Janeva dhe ekipi i saj janë bombarduar nga kallëzimet penale për maltretim gjatë kryerjes së detyrës. Gjithsej janë ngritur gjashtë padi në adresë të Prokurorisë speciale, ndërsa një është kundër një të punësuari në MPB për shkak të ndikimit të paligjshëm ndaj dëshmitarëve. Nga Prokuroria e Zvërlevskit, thonë se ka dyshime të bazuara se i akuzuari i ka ofruar para një personi që të dëshmojë në drejtim të caktuar.

Një pjesë e mediumeve spekuluan se i punësuari në MPB ka ofruar para për një person që të dëshmojë kundër ish ministres Gordana Jankullovska para Prokurorisë speciale. Vendimi vjen në kohë kur shumë persona thirren në pyetje në prokurorinë speciale, mes të cilëve edhe gjykatës dhe të dënuar në raste që u dëgjuan në bombat e opozitës. Sipas Selmanit, të dyja prokuroritë manipulojnë me opinionin dhe me këtë lënë përshtypje se nuk janë të aftë të ballafaqohen me kriminalitetin e organizuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat