Rrugët e lagjes Dardania në Kumanovë, të lëna në harresë

Maqedonia

Rrugët e lagjes Dardania në Kumanovë, të lëna në harresë

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 22:01

Kjo është rruga ‘Cërnotravska’ në lagjen Dardania e cila ndodhet jo larg sheshit të qytetit të Kumanovës. Rrugët e kësaj lagje i ngjasojnë mesjetës. Banorët të revoltuar thonë se çdo herë që bie shi rrugët janë të pa kaluara dhe madje u mbushen bodrumet e shtëpive me ujë.

“Qendrën e kemi 500 metra, tatimet krejt i paguajmë qendër e qytetit a jetojmë në baltë edhe në ujë. Kur bie shi këtu mbushet rruga krejt me ujë, edhe as në këmbë nuk kalojmë’, tha një banor.

“Kemi gjithmonë problem me infrastrukture rrugore, gjithmonë kur ka shi kemi problem edhe fëmijët nuk munden me shkuar në shkollë sepse kjo mbushet krejt me ujë”, u ankua një tjetër banor.

“Kjo udhë nuk dilet kur bie shi nuk ke kah shkon, e kanë filluar rrugën deri diku atje edhe e kanë lënë në gjysmë tek këndej i ka edhe rreth 250 m kjo është marre për këtë shtet e këtë komunë”, tha një banor.

Banorët shprehen të revoltuar nga premtimet e shumta parazgjedhore për rregullimin e rrugëve në këtë lagje.
“Ne jemi mësuar edhe nuk besojmë, nuk besojmë në asnjë premtim përveç se në qoftë se punohet para zgjedhjeve”.
“Sa për këto zgjedhje gjithmonë na kanë rrejtën si thotë fjala popullore, gjithë kanë dhanë premtime boshe. Edhe këtë nëse nuk vijnë te ne me bo asfaltimin si në krejt lagjet më nuk kanë çka kërkojnë partitë shqiptare apo maqedonase se veç çka kanë gënjyer”.

“Po votat si ti lypin prapë, këtu nuk ka më vota, votat mos ti lypin se ata s’po punojnë për neve ato për veti janë duke punuar”.

Banorët e lagjes Dardania shprehen të revoltuar nga neglizhenca e autoriteteve lokale por edhe vet këshilltarët komunal shqiptarë të cilët nuk arrijnë të zgjedhin problemin e infrastrukturës për këtë pjesë të qytetit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat