Zaev :Qëllim parësor media të lira dhe të pa varura

Maqedonia

Zaev :Qëllim parësor media të lira dhe të pa varura

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 17:47

Nikolla Gruevski dhe VMRO nuk duan media të lira. Qëllimi tij është që të kontrolloj mediat. Frika e VMRO-së është frikë nga e vërteta nga katastofa reale të cilët do ta mësojnë qytetarët, njofton RTVM2.

Me ndërrimin e qeverisë, LSDM do të garantojë media të lira, gazetari të lirë hulumtuese si dhe zhvendosje të ndikimeve qeveritare në politikën redaktuese. Kështu ka deklaruar lideri i LSDM-së, Zoran Zaev.

“Secili qytetar e din se pa rregullim të mediave dhe pa pastrim të listës zgjedhore nuk do të ketë zgjedhje të lira, fer dhe demokratike. Mediat e lira janë qëllim parësor i LSDM-së. Për këtë, me ndryshimin e qeverisë, LSDM do t’ju garantojë gazetarëve të hulumtojnë lirshëm dhe të informojnë për ngjarjet ne vend, të mbrojtur nga cfarëdo lloj presioni. LSDM do të sigurojë respekt për punën e gazetarëve dhe liri për shprehje të qëndrimeve. Redaktorët gjithashtu nuk do të jenë qeveritarë dhe anëtarë të partive politike”, shprehet lideri i LSDM-së, Zoran Zev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat