Jolevski: Maqedonia meriton anëtarësim të plotë në NATO

Maqedonia

Jolevski: Maqedonia meriton anëtarësim të plotë në NATO

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 12:08

Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Zoran Jolevski gjatë vizitës në SHBA, në Shtëpinë e Bardhë u takua me Celeste Vlander, këshilltar i posaçëm i presidentit Barak Obama dhe drejtor i Këshilli të sigurisë në SHBA, ndërsa në Departamentin e shtetit me Joti Ji, zëvendës-ndihmës sekretar për Evropën dhe Euroazinë, njofton MIA.

“Në takimet e ndara ministri Jolevski dhe bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për integrimin e RM-së në NATO, për proceset reformuese në Armatë, si dhe për gjendjen e sigurisë në rajonin e Evropës Juglindore dhe më gjerë”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së Maqedonisë.

Në takimin, në Pentagon të Jolevskit me drejtoreshën për Rusinë, Ukrainën dhe Euroazinë, Laura Gros, është biseduar për aktivitetet reformuese në Ministrinë e Mbrojtjes.

Drejtoresha Gros tha se SHBA-ja vazhdon ta mbështet Maqedoninë në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në NATO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat