Poposki: Askush nuk ka dobi që ta vendosë krizën migruese në funksion të pikëve të vogla poltike

Maqedonia

Poposki: Askush nuk ka dobi që ta vendosë krizën migruese në funksion të pikëve të vogla poltike

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 12:08

“Nuk ka dobi që askush ta vendosë krizën migruese në funksion të pikëve të vogla politike. Gjithçka që bëhet është në koordinim me Institucionet evropiane dhe vendet anëtare. Greqia është një prej tyre”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki.

“Bashkëpunojmë dhe do të bashkëpunojmë me të gjithë partnerët evropianë dhe institucionet për ballafaqim me fluksin. Republika e Maqedonisë është vend transit dhe do t’i ndërmarrë të gjitha hapat për trajtim të sigurt dhe human, para se gjithash migrantët për të cilët BE-ja vlerëson se kanë të drejtë të jenë kërkues të azili”, theksoi Poposki.

Bakojani në pyetjen e djeshme me shkrim deri te Koxias u referohet “raporteve” nga Brukseli sipas të cilave “Komisioni Evropian do ta përforcojë infrastrukturën e kufirit të Maqedonisë që të ngadalësohet fluksi i refugjatëve në Evropën Qendrore dhe Veriore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat