Maqedonia në panairin për turizëm në Bruksel

Maqedonia

Maqedonia në panairin për turizëm në Bruksel

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 11:40

Tur-operatori Tomas Kuk – Belgjikë e përforcon bashkëpunimin e tij me tur operatorët e Maqedonisë me ç’rast Maqedonia u gjend në katalogun e tyre në shitje për vitin 2016, njofton TV21.

Siç njoftoi Agjencia për Promovimin dhe Mbështetjen Turizmit e cila në ditët në vijim do ta promovojë Maqedoninë para turistëve belg në panairin për turizëm në Bruksel, nga Tomas Kuk – Belgjikë thonë se rritet interesi për Maqedoninë nga ana dhe rrjeti i tyre i shitjes në botë.

“Si çdo vit, kështu edhe këtë vit Republika e Maqedonisë merr pjesë në panairin për turizëm në Bruksel që paraqet kontribut të rëndësishëm si për turizmin, ashtu edhe për ekonominë e përgjithshme. Kjo është mundësi që qytetarët e Belgjikës të njihen me ofertën e Maqedonisë e cila mund t’u ofrojë atë që belgët nuk kanë” deklaroi ambasadori i Maqedonisë në Belgjikë Lazar Elenovski.

Në panairin për turizëm në Belgjikë delegacioni i Agjencisë mbajti takime edhe me organizatat dhe asocionet më të mëdha belge dhe evropiane: Asociacionin e organizatave turistike belge, Asoacioni Evropian i agjencive turistike dhe tur operator dhe Organizata turistike e Belgjikës prej të cilës dolën mundësi të shkëlqyera për zgjerimin e rrjetit të bashkëpunëtorëve të Maqedonisë në Belgjikë.

“Salon des Vacances” është panairi më i madh për turizëm në Belgjikë ku ofertën e tyre e ekspozojnë rreth 500 destinacione nga bota, ndërsa bashkë-pjesëmarrës në stendat e Maqedonisë janë edhe TA Fibula dhe Bohemia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat