Ndërprerje e përkohshme e komunikacionit në rrugën Kërçovë-Ohër

Maqedonia

Ndërprerje e përkohshme e komunikacionit në rrugën Kërçovë-Ohër

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 11:32

Për shkak kryerjes së punëve në rrugë me minimin e rrugës A2 Kërçovë-Ohër në pjesën mes Presekës – f. Vërbjan prej orës 13 deri në orën 15 sot komunikacioni do të ndërpritet në intervale prej 15 deri 20 minuta, njoftoi Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.

Sipas LAMM, komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa dhe ngecje,në disa vende nëpër rrugë të lagështa.

LAMM rekomandon kujdes të jashtëzakonshëm në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar në lëvizje, respektim i sinjalizimit të vendosur rrugor dhe planifikim të udhëtimeve sipas kushteve të motit. Kujdes i veçantë, është i nevojshëm në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Gostivar – Mavrovë, Demir Kapi – Udovë, Koçan – Dellçevë, Vinicë – Berovë, ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut.

Në fuqi është obligimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjes dimërore në automjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat