Pse VMRO dhe BDI kërkojnë zgjedhje pa u plotësuar kushtet?!

Maqedonia

Pse VMRO dhe BDI kërkojnë zgjedhje pa u plotësuar kushtet?!

Më: 6 shkurt 2016 Në ora: 00:21

VMRO-DPMNE dhe BDI janë partitë të cilat me ngulm insistojnë që të ketë zgjedhje më 24 prill, edhe përskej faktit se pothuajse të gjitha pikat e Marrëveshjes së Përzhinos janë shkelur. Analistët për Portalb thonë se VMRO dhe BDI, bashkë me satelitët e tyre jashtë koalicionit, dëshirojnë që këto zgjedhje të mbahen njëjtë si ato nga ciklet e kaluara zgjedhore.

“Pra, me keqpërdorim institucionesh për qëllime partiake, me mundësi të mëdha manipulimi, me votues që shëtiten me furgon nga një vend në një vendvotim tjetër për të votuar në emër të mërgimtarëve dhe personave të vdekur, me kontroll të qindpërqindtë të mediave, të sektorit privat dhe të grupeve të ndryshme të ineresit. Me këto kushte këto parti e projketojnë fitoren si të duan, ndërkohë që rreziku nga humbja është i barabartë me zero. Një pjesë e skemës u është prishur, por tani nguten që të mos u rënohet i gjithë ai sistem i falsifikimit të vullnetit të popullit dhe të demokracisë në përgjithësi”, deklaroi analisti Xhelal Neziri.

Sipas tij, është koha që të gjitha forcat demokratike, organizata e individë, të japin maksimumin në ushtrimin e presionit që institucionet që paguhen nga paratë tona të mos vihen në funksion të këtyre partive.

“Buxheti që mbushet nga paratë tona të mos përdoret për blerjen e votave për një parti, të kemi një listë reale të votuesve pa votat fiktive, të lihet e lirë administrata që të shprehë vullnetin në zgjedhje e jo të shantazhohet e nënçmohet dhe të kemi një reflektim real të vullnetit të shumicës së popullit në ushtrimin e pushtetit në Maqedoni”, përfundon Neziri.

Sipas politikologut Xhenur Iseni, VMRO-BDI duan që zgjedhjet të mbahen me 24 prill me qëllim që të fitojnë edhe një mandat të ri që të formojn qeveri dhe ti shmangin pergjegjësive nga skandalet me të cilat ballafaqohen sidomos me aferën e përgjimeve ku janë apostrofuar shumë figura përgjegjëse të këtyre partive.

“VMRO-BDI dëshirojnë që sa më shpejt të shkojnë në zgjedhje me qëllim që ti lënë të pakonsoliduara dhe të pa shtrira në teren subjektet e reja politike shqiptare që akoma janë në fazën e strukturimit dhe konsolidimit. Do duheshte njëherit paraprakisht të bëhet regjistrimi i popullatës, me qëllim që të shihet sesa eshtë numri i saktë i popullatës në vend, duke pasur parasysh të dhënat se nje pjesë e konsiderushme e njerëzve e kanë braktisur vendin dhe kanë emigruar në shtetet e jashtme. Andaj për pastrimin e listës zgjedhore duhet të krijohen kushtet e nevojshme sepse nuk është proces i lehtë dhe smund të bëhet në shpejtësi andaj nuk është në rregull që zgjedhjet të mbahen më 24 prill por ato duhet të shtyhen për një afat tjetër më të përshtatshëm, me listë zgjedhore të pastruar dhe me rregullimin e ligjit për media. Prokurorja speciale konform kompetencave ligjore që i ka dhe obligimet që i janë dhënë me marrëveshjen e Përzhinos, ajo duhet shumë shpejtë të del me ndonjë rezultat konkret nga hetimet lidhur me keçpërdorimet e mundëshme që kanë dalur nga bombat e Zaevit.

Iseni vlerëson se subjektet politike qeveritare janë të shqetësuar dhe frikësuar nga puna e prokurores speciale Janeva, andaj po mundohen që ta pengojnë atë në kryerjen e detyrës së saj përmes tentimit për ta shantazhuar punën e prokurorisë speciale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat