CIVIL kërkon liri për mediat!

Maqedonia

CIVIL kërkon liri për mediat!

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 22:51

“CIVIL kategorikisht kërkon nga partitë politike të përfshira në negociatat për tejkalimin e krizës politike në vend të arrijnë marrëveshje për lirimin e mediave nga shtrëngimet partiake. Plotësisht e mbështesim propozimin e ndërmjetësuesit ndërkombëtar Piter Vanhojte për rregullimin e mediave dhe kërkojmë që ai sa më shpejt të shndërrohet në ligj dhe në praktikë”, njofton nga OJQ Civil.

Nga atje u bëjnë thirrje përfaqësuesve të pushtetit, shërbyesve mediatik dhe surrogat – organizatave të tyre që të përmbahen nga fjalori provokues dhe diskualifikues drejtuar kundër shoqërisë civile, mediave të lira dhe kundër ndërmjetësuesit ndërkombëtar Vanhojte dhe komunitetit ndërkombëtar në përgjithësi.

“Me paraqitjet e tyre në opinion, në të cilat sillen vrazhdë dhe në mënyrë jodemokratike, ata vetëm e shkatërrojnë më tej reputacionin e Republikës së Maqedonisë dhe shkaktojnë thellimin e mëtejshëm të krizës, në vend se kapërcimin e saj. Që nga nënshkrimi i Marrëveshjes për tejkalimin e krizës politike deri më tani, CIVIL doli me një seri të analizave dhe rekomandimeve për rrjedhën e zbatimit të saj”, shtojnë nga Civil.

Këto janë një pjesë e kërkesave dhe rekomandimeve të CIVILIT:

Mediat duhet patjetër të janë lira dhe të përgjegjshme.

Servisi publik RTVM duhet të reformohet dhe të jetë në shërbim të qytetarëve dhe qytetareve, e jo të strukturave në pushtet.

Agjencia për Shërbime Audio Audiovizuale Mediatike duhet të bëhet e pavarur dhe profesionale, e jo trup rregullues i dirigjuar partiakisht.

Për të krijuar kushte për zgjedhje të lira, mediat duhen të janë të lirohen nga diktati partiak dhe ta përmbushin rolin e tyre shoqëror, konform standardeve demokratike. Pa media të lira, nuk ka zgjedhje të lira!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat