Misioni i SHBA-së në OSBE me kritika Gruevskit për sulmin ndaj Janevës

Maqedonia

Misioni i SHBA-së në OSBE me kritika Gruevskit për sulmin ndaj Janevës

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 22:09

Misioni i SHBA-së në OSBE e vlerësojnë shqetësues ngecjen e procesit të rekomandimeve të bëra nga zyra e OSBE/ODIHR në vitin 2014 ku përfshiheshin azhurnimi i listës së zgjedhësve, reformat në media, ndarjen e shtetit nga partia dhe parandalimin e frikësimit dhe presionit ndaj votuesve, njofton Alsat-M.

Këto elemente theksohen letrën e hapur të dërguar nga Kate M. Bynes e angazhuar për Marrëdhëniet e SHBA-së deri te Këshilli i Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, ku mes të tjerash kritikohet edhe sulmi verbal i Gruevskit ndaj prokurores speciale.

Në letër ju bëhet thirrje të gjithë partive politike të mbështesin punën e prokurores Janeva dhe KSHZ-së.

“Qëndrimet e një partie politike, VMRO-DPMNE, dhe liderit të saj që sulmon punën e Prokurores special janë një burim tjetër shqetësimi. Ne ju bëjmë thirrje të gjithë partive politike që njëzëri ranë dakord për emërimin e Znj. Janeva, të mbështesin politikën e Prokurores Speciale në të gjithë fazat e punës së saj”, thuhet në letrën e Kate M. Bynes.

Në letër gjithashtu thuhet se inkurajojnë të gjithë partitë politike të mbështesin publikisht dhe privatisht punën e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, ndërsa pasi të përfundojnë këto reforma, duhet të kërkohet llogaridhënie nga të gjithë ata që kanë vepruar në mënyrë të jashtëligjshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat