Policët e Tetovës rrihen mes veti për një automjet të parkuar!

Maqedonia

Policët e Tetovës rrihen mes veti për një automjet të parkuar!

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 21:54

Mospërputhja për shkak të një automjet të parkuar ishte shkaku i grindjes verbale që ndodhi dje në mes të dy të punësuarve në SPB të Tetovës.

“Më 3 shkurt në një nga zyrat e policisë së Tetovë ka ndodhur zenka verbale në mes të dy punonjësve të Ministrisë. Deri tek mosmarrëveshja erdhi për shkak të automjetit të parkuar i njërit prej të involvuarve në zënkën verbale. Për ngjarjen është informuar plotësisht edhe shefi i policisë së Tetovës dhe në qoftë se vërtetohet baza ligjore do të merren masat e duhura “, tha Natalia Spiriva Kordic, shefja e sektorit të Marrëdhënieve me Publikun dhe Protokollit të MPB-së, transmeton TetovaSot.

Ndryshe nga burimet jozyrtare njëri nga të involvuarit në zënkë ishte i zëvendëskryeshefi i policisë së Tetovës i sapo emëruar nga ministri Oliver Spasovski i cili nga viti 2003 deri më 2006 ai e kishte kryer detyrën si kryeshef i SPB të Tetovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat