Promovohet libri “(Neo)Uillsonizmi- Politika e jashtme e SHBA-ve dhe konfliktet në ish- Jugosllavi”

Maqedonia

Promovohet libri “(Neo)Uillsonizmi- Politika e jashtme e SHBA-ve dhe konfliktet në ish- Jugosllavi”

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 16:58

Të shtunën (nesër) ora 14:00, në Hotel BUSHI SPA (SALLA E KONFERENCAVE), Xhenis Sulimani promovon librin e tij të parë “(Neo)Uillsonizmi- Politika e jashtme e SHBA-ve dhe konfliktet në ish- Jugosllavi” të botuar nga Logos-A.

Në këtë promovim, për ta vlerësuar dhe komentuar librin do të jenë prezentë:

-Prof.Dr. Mersel Bilalli, ligjërues në Universitetin e FON-it;
-Prof.Dr. Misho Dokmanoviq, ligjërues në Universitetin e Shën Kirili dhe Metodi-it dhe
-Mr. Ardian Ramadani, publicist

Që nga koha e studimeve, Xhenis Sulimani ka nisur të merret me publicistikë, për momentin ushtron profesionin e gazetarisë.

Hulumtimi i tij i parë shkencor është (Neo)Uillsonizmi – politika e jashtme e SHBA-së dhe konfliktet në ish-Jugosllavi, , ku vihet në pah -doktrina pacifiste e ish-presidentit amerikan Woodrow Wilson, qeverisja e të cilit zgjati prej v.1913-1921, ndikimi i Uillsonit në doktrinën e presidentëve amerikanë pas presidencës së tij, si dhe aplikimi i kësaj doktrine në luftërat e Ballkanit në fund të shekullit XX, duke e vënë theksin në esencën se çfarë rëndësie dhe vlere ka paqja në nivel botëror.

Ky libër insiston të dëshmojë se luftërat e Jugosllavisë ishin vendimtare që uillsonizmi i ri të afirmohet sërish në fund të shekullit XX. Synimi i këtij libri është të konstatuarit e tipareve kryesore të uillsonizmit dhe refleksionet e tij bashkëkohore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat