Skandal në Policinë e Tetovës: Policët rrihen mes veti

Maqedonia

Skandal në Policinë e Tetovës: Policët rrihen mes veti

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 16:01

Një ditë pasi është vendosur në post, është sulmuar zëvendësi i kryeshefit të Policisë së Tetovës nga një koleg tjetër polic nga Sektori për Kontroll të Brendshëm i Policisë në Tetovë njofton radio Kanal77.

Policia e Tetovës nuk ka informuar për ngjarjen në fjalë.

Jozyrtarisht portali Shqipmedia mëson se policët ë përfshirë në zënkë janë maqedonas respektivisht polici Zoran Gj. ka sulmuar Dimce Kuzmanovskin zv/kryeshefin e Policisë së Tetovës i cili në këtë post është emëruar një ditë më parë nga Ministri Oliver Spasovski nga LSDM.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat