Zaev: Gjykatësit punojnë nën presion

Maqedonia

Zaev: Gjykatësit punojnë nën presion

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 13:52

Rasti në të cilin gjyqtarja ankohet për maltretim nga Katica Janeva nesër do të shqyrtohet para Këshillit të prokurorëve publik. Zhvillimet vijnë pasi kreu i Këshillit Gjyqësor, Branko Ushkovski konfirmoi se ka arritur një ankesë e tillë deri te ata. Ai gjithashtu tha se ankesa është dërguar në Institucionin kompetent, por nuk tha te cili. Derisa pritet prokurorja speciale përsëri të jetë në rendin e ditës të Këshillit të prokurorëve publik, lideri i LSDM-së Zoran Zaev akuzoi se kryhen presione të reja mbi gjykatësit, se si të veprojnë ndaj Janevës.

“Kam njohuri se zv/ministrja e Drejtësisë Biljana Brishkovska së bashku me Kryetarin e Këshillit Gjyqësor Ushkovski i fton kryetarët e gjykatave në Maqedoni duke u dhënë udhëzime serioze. E njëjta ajo që është në procesin e bisedimeve. Përfaqësuese e VMRO-DPMNE-së”, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së .

Ndaj këtij qëndrimi të Zaevit deri tani nuk kishte reagim. Nuk ka reagim të ri as nga Katica Janeva. Nga Prokuroria speciale e përsërisin qëndrimin se nuk kanë gabuar në vendimin e tyre dhe se çdo akuzë gjithashtu duhet të dëshmohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat