Ademi nuk e komenton qëndrimin e Senatit të USHT-së

Maqedonia

Ademi nuk e komenton qëndrimin e Senatit të USHT-së

Më: 5 shkurt 2016 Në ora: 07:49

Ministri i Arsimit Abdilaqim Ademi refuzon të komentojë qëndrimin e disa anëtarëve të Senatit të USHT-së të cilët kundërshtojnë vendimin e Ministrisë për mbylljen e fakultetit të shkencave të zbatuara të USHT-së. Ademi përmes telefonit shkurt tha se ato janë vendime autonome të USHT-së dhe se nuk ka çka t’i komentojë.

Ndërkohë heshtja vazhdon edhe nga ana e rektorit të USHT-së Vullnet Ahmetit. Reagimi i vetëm i Ahmetit ishte ai i para dy muajve kur kishte përshëndetur vendimin për kthimin e emrit të vjetër të Universitetit, nga USHT në UT, por që nuk kishte thënë as edhe një fjalë për mbylljen e fakultetit të shkencave të zbatuara.

Alsat M ditë më parë njoftoi se vendimi për mbylljen e fakultetit të shkencave të zbatuara i cili nuk është sjell në Senat për tu diskutuar, do të dorëzohet në Gjykatën Kushtetuese, për shkak se disa anëtarët Senatit të njëjtin endim e cilësojnë antikushtetues.

Ndërkohë një vendim të tillë për shqyrtim të vendimit në gjykatën Kushtetuese, është duke përgatitur edhe kreu i parë i Senatit të Universitetit të Tetovës Mialim Fejziu, i cili është duke mbledhur dokumentacionin e duhur për nisjen e kësaj procedure.

Ndryshe, dy muaj më parë, Ministria e Arsimit miratoi ligjin për themelimin e një universiteti të ri në gjuhën shqipe në Shkup, në kuadër të të cilët do të funksionoj edhe fakulteti i shkencave të zbatuara që deri dje ka qenë në kuadër të USHT-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat