Ademi: BDI nuk lëkundet nga misioni i saj, na pret fitorja e radhës

Maqedonia

Ademi: BDI nuk lëkundet nga misioni i saj, na pret fitorja e radhës

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 21:56

Anëtari i lartë i BDI-së, Abdylaqim Ademi thotë se, partia të cilës i takon nuk lëkundet nga misioni i saj.

“Këto zgjedhje kërkojnë të risim aktivitetin, disiplinën dhe përkushtimin që tu tregojmë se BDI nuk lëkundet nga misioni I saj”, theksoi Ademi në hapjen e Shtabit komunal zgjedhor në Komunën e Tetovës.

Ai potencoi se, “Shtabi i Tetovës është gati për zgjedhje që filozofia jetësore dhe misioni politikë i Ali Ahmetit që në këto zgjedhje do triumfojë bindshëm”.

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi përshëndeti aktivin politik të shtabit të Tetovës duke ju falënderuar për numrin e madh të të pranishmëve. Ajo tha se secilin sukses që e ka arritur BDI është sukses I përbashkët I të gjithëve.

Nënkryetari i BDI-së Nevzat Bejta tha se kur është Tetova mirë edhe Gostivari është mirë , por edhe gjithë shqiptarët në Maqedoni, dhe duke u nisur nga kjo BDI pret fitore të madhe në zgjedhjet e ardhshme.

“Edhe ata që nuk janë të bindur të votojnë BDI , me aktivitetet tona do ti bindim të votojnë BDI dhe Ali Ahmetin. Në datën kur do të mbahen zgjedhjet së bashku do të festojmë fitoren e rradhës, sepse jemi më aktiv , më largpamës dhe më besnik”, tha Bejta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat