Komuna e Strugës seminar dhe takime të suksesshme në Wismar të Gjermanisë

Maqedonia

Komuna e Strugës seminar dhe takime të suksesshme në Wismar të Gjermanisë

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 21:50

Një delegacion nga Komuna e Strugës , e udhëhequr nga Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela u takuan me delegacionin nga Bashkia e Pogradecit dhe Kryetarin e Bashkisë Pogradec, Eduard Kapri në Seminarin e organizuar nga Christlicher Hilfsverein Wismar dhe Konrad-Adenauer-foundation me temë të vaçantë mbi vlerat e Liqenit të Ohrit dhe shfrytëzimin e resurseve turistike.

Gjatë këtij takimi janë shkëmbyer eksperiancat ndërmjet komunave në fushën e turizmit si dhe është diskutuar për metodat e reja të zhvillimit duke marrë për bazë modelin gjerman .

E veçanta e seminarit, konsiston edhe në takimet të drejtëprdrejta me komunitetit vendas të sektorit ekonomik dhe atij të turizmit në veçanti.

Në këtë seminar së bashku delegacionet e Pogradecit, Strugës dhe Ohrit kanë përpiluar një dokument, memorandum bashkëpunimi sa i përket kësaj sfere.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat