Lista zgjedhore, KSHZ firmos marrëveshje me katër institucione

Maqedonia

Lista zgjedhore, KSHZ firmos marrëveshje me katër institucione

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 19:52

Nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor as sot nuk treguan se kur mund të fillojë kryqëzimi të dhënave nga dhjetë institucionet kompetente që është faza e parë e procesit të pastrimit të listës së zgjedhësve.

Kreu i këtij Institucioni Aleksandar Çiçakovski tha se kryqëzimi të dhënave do të fillojë sapo të mblidhen bazat e të dhënave nga të gjithë institucionet dhe më pas procesi do të vijojë në disa faza.

KSHZ-ja ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me 4 nga 10 institucionet kurse gjatë ditës së nesërme pritet që të nënshkruaj marrëveshje edhe me të gjithë institucionet tjera.

Ata gjithashtu thanë se nga MPB-ja kanë marrë dje diskun më bazën e të dhënave të këtij institucioni por kohëzgjatja e procesit të verifikimit të listës ende nuk mund të përcaktohet.

“Në fillim do të doja të fillojmë me kontrollin e kryqëzuar dhe të shohim treguesit e parë që do t’i fitojmë dhe më pas të shohim çfarë aktivitetesh duhet të ndërmarrim periudhën e ardhshme dhe atëherë të kemi tregues të vërtetë për të dhënë parashikim të saktë në lidhje me këtë pyetje”, deklaroi Aleksandar Çiçakovski, Kryetar i KSHZ-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat