Spasovski: Patrullat e përbashkëta kanë zbuluar 858 emigrantë me dokumente fals

Maqedonia

Spasovski: Patrullat e përbashkëta kanë zbuluar 858 emigrantë me dokumente fals

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 17:27

Policët maqedonas dhe kolegët e tyre nga disa shtete evropiane në rajon, të renditur në kufirin jugor deri më tani kanë zbuluar 858 emigrantë që kanë përdorur dokumentet të falsifikuara për hyrje në shtet.

Këtë, mes tjerash, e ka përmendur ministri i brendshëm Oliver Spasovski në takimin e sotëm me ekspertët e policive të Sllovakisë, Çekisë, Polonisë dhe Hungarisë, që sot dhe nesër janë për vizitë revidimi në MPB në suazat e projektit për përkrahjen e vendit në menaxhimin me krizën e refugjatëve.

Qëllimi kryesor i vizitës, siç njoftojnë nga MPB, është vërtetimi i kornizës juridike për zbatimin e projektit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat