Ky është shqiptari që deshi të luftojë kundër NATO-s për të mbrojtur Serbinë (Video)

Maqedonia

Ky është shqiptari që deshi të luftojë kundër NATO-s për të mbrojtur Serbinë (Video)

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 16:36

Shiptari që na don. (Shiptar koji nas voli). Kështu e quajnë mediumet serbe shqiptarin Agim Beqiri nga Tetova, ish reprezentues i Jugosllavisë në sportin e mundjes dhe oficer i Armatës Popullore Jugosllave (APJ).

Epitetin e ka merituar me pjesëmarrjne në anën serbe që nga lufta në Kroaci (Vukovar) e tutje, transmeton “Lajm”.

Si shqiptari i fundit pjesëtar i APJ-së, ai tani jeton në Tetovë. Gjatë bombardimeve të NATO-s është paraqitur vullnetarë për mbrojtje të Serbisë, por nuk e kanë lëshuar në kufirin e Maqedonisë.

“Dhe pas të gjithave që ka kaluar, thotë se ka mbetur beogradas, si dhe shumë shqiptarë tjerë që nuk guxon të pranojnë një gjë të tillë”, shkruajnë mediumet serbe. Lexuesit që e njohin serbishten, mund ta përcjellin intervistën skandaloze të Beqirit në videon më poshtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat