Ali Ahmeti bllokon regjistrimin e popullsisë në Maqedoni

Maqedonia

Ali Ahmeti bllokon regjistrimin e popullsisë në Maqedoni

Më: 4 shkurt 2016 Në ora: 16:30

”Regjistrim nuk do ketë derisa në themel nuk reformohet Enti shtetërorë i statistikave. Nuk e di nëse në vitet e ardhëshme do të ketë kushte për regjistrim”, ka thënë lideri i BDI-së Ahmeti.

Ali Ahmeti, kryetar i bashkimit demokratik për Integrim, parti shqiptare e cila nga viti 2008 është në koalicionin qeveritar me VMRO-DPMNE e Nikolla Gruevskit, refuzon regjistrimin e popullsisë. Sipas Ahmetit, nuk do të ketë regjistrim të popullsisë, derisa Enti Shtetërorë i Statistikave, nuk do të ketë aq shqiptarë sa është e nevojshme.

Ky deklarim i tij bëhet vetëm disa javë para se në vend të mbahen zgjedhjet e përgjithshme të cilat pritet të mbahen në prill. Ahmeti tha se në Maqedoni edhe në vitet e ardhshme nuk do të mbahet regjistrimi i popullësisë deri në momentin kur të reformohet Enti shtetërorë i statistikave. Madje ai tha se nuk dihet nëse kjo do të zgjasë pesë apo dhjetë vjet, raporton zhurnal.mk.

”Regjistrim nuk do ketë derisa në themel nuk reformohet Enti shtetërorë i statistikave. Nuk e di nëse në vitet e ardhëshme do të ketë kushte për regjistrim”, ka thënë lideri i BDI-së Ahmeti.

Ish lideri i UCK-së në Maqedoni, Ali Ahmeti, deklaroi se nuk ka besim në Entin Shtetërorë të Statistikave për shkak se atje nuk ka shqiptarë në pozicionet udhëheqëse, kurse nga ana tjetër ekspert nga statistikat janë inkuadruar të ndihmojnë Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, në pastrimin e listave zgjedhore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat